Takimi me kreun e CDU, Shehu: I përcolla falënderimet e Berishës! PD mbështet vetëm Procesin e Berlinit

Deputeti i PD-së Tritan Shehu ka zhvilluar një takim me Kryetarin e CDU-së gjermane Friedrich Merz, ku i ka përcejllë falënderimet e kreut të PD, Sali Berisha në lidhje me Procesin e Berlinit.

‘E sigurova se PD mbështet vetëm Procesin e Berlinit, nismat europiane dhe i kundërvihet me forcë atyre, që frynë erë për nga Lindja, si dhe çdo projekti tjetër përçarës e destabilizues’, shkruan Shehu në Facebook.

Postimi i plotë:

Berlin.

PD, me “fytyren” nga Europa e Perendimi, perkrah vetem Procesin e Berlinit e konsideron CDU mbeshtetesen  e madhe.

Mbreme kisha nje takim shume te rendesishem me Z. Friedrich Merz, kryetar i CDU gjermane, politikani me influent i te djathtes ne Europen e Bashkuar.

U zhvillua nje bisede miqesore, ku se pari i percolla pershendetjet e falenderimet e Kryetarit Berisha dhe te PD per interesin e rolin thelbesor te Gjermanise, CDU e atij personalisht ndaj Shqiperise e Rajonit.

Me tej e informova per zhvillimet ne vendin tone e ne Rajon, per problemet, rreziqet e sfidat me te cilat po ballafaqohemi.

Duke i kerkuar mbeshtetjen e CDU ne perpjekjet tona, si dhe forcimin e rolit te saj e Gjermanise aty, qofte me Procesin e Berlinit, qofte dhe me inisiativa te tjera.

E sigurova se PD mbeshtet vetem Procesin e Berlinit, nismat europiane dhe i kundervihet me force atyre, qe fryne ere per nga Lindja, si dhe cdo projekti tjeter percares e destabilizues.

Ne bashkebisedim u theksua vullneti i pa lekundur i PD per te qene nje faktor vendimtar ne Shqiperi e i rendesishem ne Rajon, ne mbeshtetje te te gjithe proceseve, qe forcojne stabilitetin e paqen, duke shtyre ne rrugen e integrimit.

I kerkova Kryetarit Merz qe gjithashtu te forcohet bashkepunimi nder partiak, PD-CDU, duke i parashtruar dhe disa elemente konkrete te ketij procesi.

Gjeta mirekuptimin e tij, si dhe vullnetin per takime te tjera direkte midis dy forcave tona politike.

Ky ritakim me Z. Merz permbylli ciklin dy ditor te takimeve te mia ne Berlin.