'Në vetëm 20 sekonda'/ Del VIDEO e vrasjes së ‘Diabolikut’. Si u ‘hoq qafe’ shefi u ultrasve të Lacios

Momenti i vrasjes së kryetarit të ultrasve të Lacios, Fabrizio Piscitelli, i njohur me nofkën “Diaboliku” është publikuar në mediat italiane.

Nga video e publikuar dallohet vrasësi i ‘Diabolikut’, që shpejton hapin kur afrohet me 53-vjeçarin Piscitelli.

Diabolik është ulur në një stol në parkun e Ujësjellësve. Pranë tij është truproja dhe shoferi kubanez.

Gjithçka përmbyllet në 20 sekonda. Personi i përfshirë në vrasjen e tij dhe i kapur nga kamerat, për prokurorët është Raul Esteban Calderon.

Kujtijmë se Diabolik është ekzekutuar më 7 gusht 2019. Ai ka qenë shefi ultras i Irriducibili, një trafikant droge në rritje në sheshin e pasur romak.