Sekuestrohen 55 kg marijuanë në Selanik, pranga të riut shqiptar, pjesë e një grupi ndërkombëtar të trafikut të drogës

Një automjet me rreth 55 kg marijuanë është ndaluar nga autoritetet greke në Selanik. Mësohet se automjeti drejtohej nga një 21-vjeçar .

Brenda mjetit janë gjetur 49 pako me 54 e 880 gramë marijuanë si dhe 1 pistoletë dhe një krehër me 6 fishekë.

Po ashut u sekuestrua edhe një patentë e falsifikuar me identitetin e një personi tjetër dhe një telefon me një kartë SIM.  Shqiptari pjesëtar i një grupi të trafikut ndërkombetar të drogës, kishte rol ne marrjen, transportin, magazinim-fshehjen dhe shperndarjen e droges.