Rama tërbohet para studiuesve: Pse keni vendosur flamurin e NATO-s?

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në 50-vjetorin e Kongresit të Drejtshkrimit këtë të enjte.

Kreu i qeverisë shpërtheu në zemërim para studiuesve, duke thënë se nuk e kupton se përse mes flamujve të Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, qëndron edhe ai i NATO-s.

“Tre flamujt të qëndrojnë bashkë si flamuj që mishërojnë ndër të tjera dhe në të nëjtën kohë, një pakt të vështirë siç është gjuha. E dimë shumë mirë, por rreziku gjithnjë e më i madh është ta marrim si diçka që ka qenë gjithmonë aty. Sa e pamundur është dukur jo shumë shekuj më parë, por deri disa vite më parë që shqipja të pranohej flitej e shkruhet lirisht si e drejtë themelore e shqiptarëve edhe në Kosovë e në Maqedoninë e Veriut.

Nga ana tjetër, i vetmi flamur që nuk kuptova pse është është ai i NATO-s. Ua thashë edhe organizatorëve se deri tek flamuri i BE e kuptoj. Akademia ka shpëtuar edhe nga ankthi i madh i luftimit të komunizmit”, tha ai.

Kur ishte në opozitë, Edi Rama deklaronte se NATO është si NATA.