Tërheqja ruse nga Kherson/ Pse Kievi nuk është kaq entuziast?

Prej ditësh ishte paralajmëruar se Rusia do të tërhiqej nga Khersoni në Ukrainë, çka do përbënte një humbje poshtëruese për Vladimir Putin. Por ekspertët thonë se mund të jetë një kurth. Ndërkohë Kievi nuk është shumë entuziast

Nga James Waterhouse, BBC

Sado domethënës të jetë njoftimi i Moskës, nuk do të ketë kolona me tanke ukrainase që do të hyjnë triumfalisht dhe të pasfiduar në Kherson.

“Ne nuk po shohim asnjë provë që Rusia po largohet pa luftë,” tha Mykhailo Podolyak, këshilltar i zyrës presidenciale në Ukrainë.

Ushtria e tij nuk po e ‘ha’ këtë historinë e tërheqjes, duke e përshkruar atë si një përpjekje të Kremlinit për ‘të shpëtuar fytyrën’. 

Ekzistojnë gjithashtu realitete praktike që i mbështesin këto rezerva. Instituti për Studimin e Luftës vlerëson se forcat ruse tani thjesht po i japin përparësi një tërheqjeje duke vonuar përparimin ukrainas. Kjo përfshin luftimet.

Megjithatë, Kievi do ta shohë këtë si një mundësi.

Lëvizja e mijëra trupave ruse nëpër një pjesë të gjerë të lumit Dnipro me vendkalime të dëmtuara është jashtëzakonisht e rrezikshme për forcat pushtuese.

Përfitimet e mëdha territoriale gjithashtu do të jenë jashtëzakonisht të rralla sapo të vijë dhjetori.

Për presidentin Zelensky, nuk ka rast më të mirë për mbështetjen e vazhdueshme perëndimore sesa çlirimi i Khersonit.