Ardian Islmajli kërkohet nga klubi i njohur holandez

Një paraqitje e rëndësishme, më e mira e Empolit në një ndeshje të vështirë ndaj sulmit më të mirë të momentit në Seria A.

Ardian Ismajli shkëlqeu ndaj Napolit, sa ishte lojtari që spikati më shumë. Mesfushori i kombëtares shqiptare është duke kaluar periudhë shumë të mirë, ndërsa në verë u ndoq nga disa klube të Seria A.

Megjithatë tashmë edhe në Europë po e ndjekin me shumë vëmendje, madje mediet italiane raportojnë se një nga klubet që ka shfaqur më shumë interes për Ismajlin është Feyenoord.