‘Gjeni ku shkojnë rublat!’/ Berisha poston FOTO-t e Ramës me Lavrov në Moskë: Flet vetë!

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka shpërndarë në rrjetet sociale postimin e akademikut Enver Bytyçi i cili ka ironizuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama në lidhje me financimet ruse të partive shqiptare.

Bytyçi ka nxjerrë foto e Edi Ramës me ministrin e Putinit, Lavrov gjatë pritjes që ky i fundit i ka bërë kryeministrit shqiptar në Rusi dhe ka ironizuar në Facebook: Gjeni ku shojnë rublat!