Fati i keq përndjek futbollistin e Gjermanisë, humbet Botërorin e dytë në karrierë

Lajm i keq për Marco Reus dhe Gjermaninë. Sipas disa mediave gjermane, lojtari i Dortmundit ka humbur Botërorin e Katarit, për shkak të një dëmtimi.

Këtë të enjte, trajneri i kombëtares Hansi Flick do të publikojë skuadrën gjermane për Kupën e Botës, ku me shumë gjasa një emër i rëndësishëm si ai i Marco Reus do të mungojë mes 26 lojtarëve të grumbulluar.

Në moshën 33-vjeçare, Reus kështu do të humbasë sërish një kompeticion të madh (Katar 2022), pas Kupës së Botës në vitin 2014, Europianëve në vitet 2016 dhe 2020 (u zhvillua në vitin 2021).