Pas pak minutash ai është larguar nga fusha në minutën e 23-të me fytyrë të gjakosur dhe sipas informacioneve fillestare ka pësuar një dëmtim në mollëza.

Edhe pse ende nuk dihet se sa i rëndë është dëmtimi, mediat kroate shkruajnë se kjo është një goditje e madhe për trajnerin Dalic dhe se kroatët mund të mbeten pa shërbimet e lojtarit të tyre më të shtrenjtë (60 milionë) në Botëror.

Gvardiol nuk ishte dashur të fillonte fare ndeshjen kundër Freiburgut, por Diallo u largua për shkak të një dëmtimi në gju pak para ndeshjes dhe Gvardiol u fut si titullar.

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2022/November/10/auto_Screenshot_11668071490.png", "width": 900, "height": 600 } }

Goditje e rëndë për Kroacinë para Botërorit në Katar, lojtari më i shtrenjtë u largua nga fusha me fytyrë të përgjakur

Futbollisti kroat i Leipzig, Josko Gvardiol, vetëm pak orë pasi trajneri Zlatko Dalic shpalli listën e lojtarëve për Botërorin e Katarit, u lëndua në ndeshjen e kampioantit kundër Freiburgut dhe për këtë arsye u largua nga përpara kohe nga loja.

Mbrojtësi 20 vjeçar ka mbetur i dëmtuar pasi është përplasur me shokun e skuadrës Willi Obran gjatë kërcimit dhe pas një përplasjeje të dhunshme ka rënë në tokë dhe menjëherë i është dhënë ndihma mjekësore.