Lukashenko takon Alabar/ Gazetari: Një pyetje për ambasadën e SHBA

Pas mega-aferës së Portit të Durrësit qëndron një përzierje e frikshme, e disa prej njerëzve më të padëshiruar për botën perëndimore.

Kryetari i opozitës, Sali Berisha ka denoncuar se pas kësaj afere qëndrojnë vëllezërit serbë, Kariç, të njohur si financues të Sllobodan Millosheviç dhe Aleksandër Vuçiç. Por pas kësaj afere qëndron edhe diktatori i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko. Kompanitë që po investohen në këtë mega-aferë janë nën sanksione nga bota perëndimore.

Gazetari Bledian Koka ka postuar një foto nga takimi i Lukashenkos me investitorin e Portit të Durrësit dhe ngre një pyetje për ambasadën e SHBA në Tiranë.

“Njoftim për ambasadën e SHBA-së!

Në foton nr. 1 është njoftimi zyrtar i takimit zyrtar mes presidentit të Emaar Group, Mohamed Al-Alabar me presidentin e Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko në mes të luftës Rusi-Ukrainë, ku dihet ça krahu mban Minsku...

Në foton nr. 2 është Edi Rama në përqafim vëllazëror me partnerin në biznes të Lukashekos, të cilit i votoi me vota "grata" një projekt 2.1 miliardë euro në parlament!

Pyetja për aleatin tonë strategjik SHBA është: A ka luftë në Ukraine dhe a keni problem që kryeministri i Shqipërisë të bëjë biznes me kompani që po ju vetë i keni shpallur "non-grata"..., apo jo?” shkruan ai.