FOTO-LAJM/ Të gjithë në pritje të Rejas, policia e shoqëron në avion pas 20 minutash vonesë

Shqipëria nuk ia ka dalë të marrë një rezultat pozitiv në ndeshjen miqësore ndaj Katarit. Sfida e cila u zhvillua me dyer të mbyllura në Marbella të Spanjës, u mbyll me shifrat 0-1 në favor të Katarit.

Në përfundim të ndeshjes Kombëtarja ka preferuar të udhëtojë menjëherë për në Shqipëri, por në aeroport ka ndodhur një incident i vogël ku protagonist ishte trajneri Edi Reja.

Në kontrollin e pasportave teknikut italian i është dashur që të presë për 20 minuta për t’u shoqëruar nga policët deri në avion ku dhe përmbushi procedurat e nevojshme.

Nuk munguan as batuat e shumta ku pas kalimit të trajnerit Reja ekipi lëshoi një “OLE”  për të manifestuar këtë ngjarje. Thuhet që trajneri Reja u shpreh: “I ofrova të gjithë policëve nga një “paeja” (gatim tradicional spanjoll) në vizitën e ardhshme në Spanjë”, raporton TCH.

Në një prononcim të shkurtër tekniku Edoardo Reja, u shpreh:

“Paraqitje shumë e mirë, jam i kënaqur nga djemtë. Luajtëm shumë mirë. Meritonim një rezultat më të mirë, ndaj një skuadre të fortë. Katari një skuadër e mirë, por ne jo më pak.

Na mohuan një penallti, si ndaj Arabisë Saudite. Mund të them se paraqitja mbetet e rëndësishme. Besoj se 4-5 lojtarë do i mbaj me vete për skuadrën e parë”.