SYRI TV/ Berat, pluhur e baltë në lagjen 'Çlirim', banorët: Kryetari i bashkisë vjen vetëm për vota

Pluhur në verë e baltë në dimër! Rrugët e lagjes Çlirim në Berat, janë kthyer në makth për banorët, për shkak të amortizimit. Banorët ankohen se bashkia i ka harruar, ndërsa pushteti lokal refuzon të japë përgjigje pse nuk ka investime në këtë zonë.

Nga SYRI TV

Rrugët e lagjes "Çlirim" në qytetin e Beratit, janë lënë në harresë të plotë nga pushteti vendor. Kjo lagje në hyrje të qytetit, me rreth 450 banorë, nuk ka parë asnjë investim në 35-vitet e fundit.

Situata për qindrat banorë të kësaj lagjeje paraqitet problematike jo vetë gjatë stinës së verës kur tymi dhe pluhuri u hyn në shtëpi e nuk u lejon të hapin as dritaret po edhe në dimër.

Sipas banorëve,pushtetarët vendor kujtohen për ta vetëm gjatë fushatave elektorale. Të pyetur në lidhje me këtë problematikë, drejtues të bashkisë Berat nuk kanë dashur të japin asnjë shpjegim, nëse ka apo jo projekte rehabilitimi për këtë lagje dhe nëse ka fonde apo mungojnë.

Gazetar: A. Hajdari

Redaktor: J. Hoxhaj

Montazhier: T. Foto