EMRI/ Kush është biznesmeni, të cilit iu dogjën dy makina në Vlorë. Dyshohet se…

Dy automjetet të cilat u përfshinë nga flakët në Vlorë janë të një biznesmeni, i cili ka edhe në pronësi një lokal. Korrespondenti i Panorama raporti se bëhet fjalë për 49 vjecarin Arjan Gogo, makinat e të cilit ishin parkuar para lokalit të tij në Nartë.

Dyshohet se ngjarja ishte e qëllimshme. Nuk dihen ende shkaqet. Ndërsa policia është duke hetuar për ngjarjen dhe identifikimin e autoreve.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 02:00, në fshatin Nartë, Vlorë, ka rënë zjarr dhe janë djegur dy automjete, në pronësi të shtetasit A. G., 49 vjeç, banues në fshatin Nartë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.