BE-ja premton 18 miliardë euro ndihmë për Ukrainën

Në një përpjekje për të ndihmuar Ukrainën Komisioni Evropian ka zbuluar një paketë të re prej 18 miliardë eurosh, një ndihmë financiare që do të disbursohet gjatë vitit 2023.

Deri më tani, vetëm 3 miliardë euro janë dërguar në Kiev, me 2.5 miliardë euro të tjera që pritet të lëshohen deri në fund të muajit dhe 0.5 miliardë euro të tjera të planifikuara për muajin e ardhshëm,shkruan Euronews. 

Sipas planit çdo muaj për Ukrainën do shkojnë 1.5 miliardë euro.

Komisioni do t’u kërkojë Parlamentit Evropian dhe Këshillit të BE-së  të miraojnë paketën në tërësi, gjë që do të krijojë detyrimin ligjor për të disbursuar 18 miliardë euro.

Fondet e BE-së do të përdoren për të mbështetur shërbimet bazë publike dhe për të riparuar infrastrukturën kritike.

Duke reaguar ndaj lajmit, presidenti Zelenskyy shprehu mirënjohjen e tij.

“Kjo tregon solidaritetin e vërtetë të BE-së. Së bashku ne i rezistojmë agresionit të Rusisë, së bashku do të rindërtojmë Ukrainën, së bashku do të jemi në BE,” shkroi Zelenskyy në Twitter.