Dënohet me vdekje reperi që protestoi, Irani e akuzon për luftë kundër Zotit

Ai protestoi kundër regjimit Mullah në Iran prandaj këngëtari dhe reperi kurd Saman Yasin, 27 vjeç, duhet të vdesë tani.

Këto foto tregojnë momentin kur gjyqtari shpall dënimin me vdekje.

Sipas raporteve nga organizatat e të drejtave të njeriut, akuza ishte fjalë për fjalë "luftë kundër Zotit".

Kjo përdoret gjithashtu në ligjin penal islamik për të përshkruar protestat kundër autoriteteve.

Yasin u arrestua nga mullahët në Teheran më 2 tetor gjatë një demonstrate kundër regjimit islamik.

 Vdekja e të resë kurde Jina Masah Amini në mesin e shtatorit shkaktoi protesta masive në të gjithë vendin kundër shamisë së detyrueshme, shtypjes islamike të popullsisë dhe për një jetë demokratike dhe të lirë.

Që nga revolucioni islamik (1979), pakica etnike kurde ka vuajtur veçanërisht nga diskriminimi dhe shtypja. Kjo është arsyeja pse protestat në veçanti në rajonet kurde janë bërë çdo ditë e më masive.

Në rrugët e zonave me shumicë kurde, demonstruesit bërtisnin: "Për sa kohë të jetojë një kurd, Kurdistani do të ekzistojë".

Slogani kryesor i lëvizjes feministe në Iran vjen edhe nga Kurdistani: “Jin, Jiyan, Azadi” që do të thotë  " Grua, Jetë, Liri".