15 miliardë dollarë/ Manjati i kriptomonedhave humbi, 94% e pasurisë së tij, brenda natës

CEO i shkëmbimit të kriptomonedhave FTX, Sam Bankman-Fried, i cili kishte një pasuri prej 16 miliardë dollarësh në fillim të kësaj jave, pa pasurinë e tij të binte me 94% në 1 miliard dollarë të martën.

Kjo shënon rënien më të madhe të pasurisë që ka përjetuar ndonjëherë një miliarder brenda një dite, sipas Bloomberg.

Të martën, CEO 30-vjeçar njoftoi se FTX po i shitet rivalit Binance për të lehtësuar një krizë të rëndë likuiditeti.

Humbjet e papritura të këtyre përmasave janë të zakonshme në mesin e njerëzve më të pasur në botë, por kurrë më parë një miliarder nuk ka humbur një përqindje kaq të madhe të pasurisë së tij brenda një dite, sipas Insajderit.

Themeluesi i Meta Mark Zuckerberg humbi 29 miliardë dollarë më 3 shkurt, por pasuria e tij neto vlerësohej ende në 84.3 miliardë dollarë atë ditë.

Në nëntor 2021, CEO i Tesla Elon Musk humbi 50 miliardë dollarë në dy ditë kur pyeti përdoruesit e Tëitter nëse duhet të shesë 10% të aksioneve në industrinë e tij të automobilave por ai mbeti njeriu më i pasur në botë deri në fund të javës.

Në mënyrë të ngjashme, themeluesi i Amazon, Jeff Bezos, mbajti pozicionin e tij si personi i dytë më i pasur në botë në vitin 2019, pavarësisht se pasuria e tij ra me 36 miliardë dollarë brenda natës, kur i dha 25% të aksioneve të tij në Amazon për të zgjidhur divorcin e tij nga ish-gruaja.

Një miliarder që iu afrua rekordit të Bankman-Fried është tregtari Bill Hëang, i cili në mars 2021 humbi të gjithë pasurinë e tij prej 20 miliardë dollarësh në dy ditë pasi firma e tij Archegos Capital Management dështoi në kreditë e saj.

Humbjet e Bankman-Fried vijnë pas një rrëzimi katastrofik të kriptomonedhës prej 600 miliardë dollarësh këtë vit.

Changpeng Zhao, themeluesi i Binance, shkëmbimi i kriptomonedhave që po blen FTX,  humbi 79.4 miliardë dollarë nga pasuria e tij këtë vit si rezultat i kolapsit, sipas Bloomberg.