Sekretari britanik i Mbrojtjes: Rusia po e humb ngadalë luftën

Sekretari britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace, u ka thënë ushtarëve ukrainas se Rusia “po e humb ngadalë luftën”. Gjatë një vizite në kampin e ushtrisë Lydd në Kent, ku ushtarët ukrainas po përgatiten për luftë, ai tha gjithashtu se Rusia ka qenë një “kundërshtar aktiv” i Mbretërisë së Bashkuar për shumë vjet, raporton BCC, përcjell Gazeta Express.

“Shumë njerëz ende e mbajnë mend helmimin nga Salisbury kur rusët përdorën agjentë nervorë”, tha Wallace. “Rusia është gjithashtu rregullisht pas sulmeve kibernetike ndaj këtij vendi”, shtoi ai.

Wallace tha gjithashtu se nuk është i befasuar që Rusisë nuk i pëlqen që Britania e ka kundërshtuar atë. “Ne mbështesim lirinë, demokracinë dhe të drejtat e njeriut. Pakënaqësia e tyre nuk do të na pengojë nga kjo”, pohoi Wallace.

Wallace tha se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë ta mbështesë Ukrainën në mbrojtjen e saj kundër pushtimit rus. “Britania përfaqëson më shumë se një moment të vogël në kohë. Britania është kampione e përhershme e të drejtave të njeriut”, përfundoi Wallace.