Zgjedhjet në SHBA: Biden merr frymë i lehtësuar nga rezultatet, tani synon edhe një mandat tjetër

Presidenti i SHBA Joe Biden është shprehur i lehtësuar pasi demokratët nuk lejuan që repuvlikanët të arinin fitore të mëdha në zgjedhjet afatmesme.

Republikanët po shkojnë drejt kontrollit të Dhomës së Përfaqësuesve, por zoti Biden vuri në dukje se  "vala e kuqe gjigante" nuk u bë realitet, të martën mbrëma.

Secila palë ka ende mundësi ta fitojë Senatin, i cili varet nga tri gara që janë shumë afër për t'u thirrur.

Partia në pushtet, aktualisht Demokratët, zakonisht pëson humbje në zgjedhjet e para afatmesme të presidentit.

Strategët republikanë kishin shpresuar për fitore gjithëpërfshirëse, duke pasur parasysh se inflacioni është në nivelin më të lartë të 40 viteve dhe vlerësimet pro zotit Biden janë relativisht të ulëta.

Por të dhënat e para nga zgjedhjet tregojnë se votuesit mund t’i kenë ndëshkuar republikanët për përpjekjet e tyre për të kufizuar mundësinë për abort.

Në fjalën që mbajti në Shtëpinë e Bardhë të mërkurën pasdite, zoti Biden tha se rezultatet e deritanishme e kishin bërë atë të merrte frymë i lehtësuar.

"Ishte një ditë e mirë, mendoj, për demokracinë," tha ai.

Ai shtoi se optimizmi i tij ishte i shfajësuar dhe kishte mposhtur gazetarët që kishin parashikuar humbje të mëdha për demokratatët.

I kënaqur nga nata më e mirë se sa pritej, Biden tha se planifikon të kandidojë për rizgjedhje në vitin 2024. "Synimi ynë është të kandidojmë përsëri, ky ka qenë qëllimi ynë," u tha gazetarëve zoti Biden, i cili mbush 80 vjeç këtë muaj.

Ndërkohë, republikanët po i afroheshin 218 vendeve që u nevojiten për t’i hequr kontrollin e Dhomës, demokratëve.

Nëse republikanët fitojnë njërën nga dhomat e Kongresit, ata do të jenë në gjendje të bllokojnë axhendën e Presidentit. Shtëpia e Bardhë është gjithashtu e përgatitur për hetime të Kongresit mbi administratën e Biden.

Zoti Biden tha se ishte i përgatitur të punonte me republikanët dhe do të bënte bisedimet dypartiake javën e ardhshme.

Por presidenti tha gjithashtu se ai besonte se populli amerikan do ta konsideronte çdo hetim të udhëhequr nga republikanët si "pothuajse komedi".