Jemi të shqetësuar për situatën në veri të Kosovës, thotë zyrtari i NATO-s

Zëvendës Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm për Çështjet Politike dhe Politikat e Sigurisë në NATO, Javier Colomina deklaroi se aleanca është e shqetësuar për situatën në veri të Kosovës.

Për Euronews Serbia, Colomina u shpreh se të dyja palët duhet të tregojnë vetëpërmbajtje.

“Ne jemi të shqetësuar për situatën në veri të Kosovës, që ra fjala, është një nga arsyet pse jam këtu. Kemi shumë konsultime me institucionet e BE-së dhe Sekretari i Përgjithshëm”, theksoi ai.

Colomina nënvizoi se KFOR-i është i gatshëm të rrisë nivelin e aktivitetit dhe pranisë së tij, nëse është e nevojshme.

“Ne jemi duke u konsultuar me EULEX-in për të gjetur një mënyrë më të mirë për t’u përballur me krizën aktuale, por besojmë se në këtë moment është e nevojshme që të dyja palët t’i kthehen dialogut, negociatave dhe diskutimeve në kuadër të dialogut nën udhëheqjen e BE-së”, tha Colomina.