Lufta në Ukrainë: SHBA llogarit se janë 200,000 ushtarakë viktima nga të dyja palët

Gjenerali më i lartë amerikan vlerëson se rreth 100,000 ushtarë rusë dhe 100,000 ukrainas janë vrarë ose plagosur në luftën në Ukrainë.

Gjenerali Mark Milley, kryetar i Shefave të Shtabit të Përbashkët të SHBA, shtoi gjithashtu se rreth 40,000 civilë kishin vdekur pasi u kapën në mesin e konfliktit.

Vlerësimet janë më të lartat e ofruara nga një zyrtar perëndimor.

Por ai vuri re se sinjalet që Kievi ishte i gatshëm të rihynte në bisedime me Moskën ofronin "një dritare" për negociata.

Ditët e fundit, Ukraina ka sinjalizuar një gatishmëri për të zhvilluar diskutime me Moskën, pasi Presidenti Volodymyr Zelensky hoqi dorë nga kërkesa që homologu i tij kundërshtar, Vladimir Putin, të hiqej nga pushteti përpara se të rifillojnë negociatat.

Por duke folur në Nju Jork, gjenerali Milley shtoi se që çdo bisedë të jetë e suksesshme, si Rusia dhe Ukraina do të duhet të arrijnë një "pranim të përbashkët" se një fitore e luftës "ndoshta nuk mund të arrihet përmes mjeteve ushtarake, dhe për këtë arsye ju duhet t'i drejtoheni mjeteve të tjera".

Gjenerali i lartë - i cili shërben si këshilltari më i lartë ushtarak i Presidentit Joe Biden - tha se shkalla e lartë e viktimave mund të bindë Moskën dhe Kievin mbi nevojën për të negociuar gjatë muajve të ardhshëm të dimrit, kur luftimet mund të ngadalësohen për shkak të ngricave.

"Ju po shikoni mbi 100,000 ushtarë rusë të vrarë dhe të plagosur," tha gjenerali Milley. "E njëjta gjë ndoshta në anën ukrainase."

Si Ukraina ashtu edhe Rusia e fshehin me fanatizëm,  numrin e tyre të viktimave.

Të dhënat e fundit nga Moska, në shtator - i pari i lëshuar që nga muaji mars -  thoshin se vetëm 5,937 trupa ishin vrarë që nga fillimi i konfliktit, me Ministrin e Mbrojtjes Sergei Shoigu që hodhi poshtë raportet për një numër dukshëm më të lartë të vdekjeve.

"Ka pasur një sasi të madhe vuajtjesh, vuajtje njerëzore," tha gjenerali Milley. Ai gjithashtu vuri në dukje se 15 dhe 30 milionë refugjatë janë krijuar që kur Rusia nisi pushtimin e saj më 24 shkurt.

OKB ka regjistruar 7.8 milionë njerëz si refugjatë nga Ukraina në të gjithë Evropën, përfshirë Rusinë. Megjithatë, shifra nuk përfshin ata që janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, por mbeten brenda vendit në Ukrainë.