Luftonte për Ukrainën, ushtari britanik vritet nga rusët

Një britanik ka vdekur duke luftuar në Ukrainë, tha familja e tij dhe Ministria e Jashtme e Britanisë të mërkurën.

Simon Lingard vdiq të hënën. Babai i dy fëmijëve nga Blackburn, Lancashire, u përshkrua si "një frymëzim për të gjithë ata që e njihnin" dhe "një hero i jetës së vërtetë që vdiq duke luftuar për atë që besonte".

"Ai ishte i dashur dhe i adhuruar nga shumë njerëz, një përfaqësim i vërtetë i asaj që duhet të jetë një ushtar", thuhet në përshkrimin e mbledhjes së fondeve.

Një zëdhënës i Zyrës së Jashtme konfirmoi vdekjen e Lingard në një deklaratë për AFP.

“Ne po mbështesim familjen e një shtetasi britanik që ka humbur jetën në Ukrainë dhe jemi në kontakt me autoritetet lokale në lidhje me vdekjen e tij”, tha zëdhënësi.