Seria A/ Interi shpartallon Bolognën, Roma ndalet në transfertë nga Sassuolo

Interi hedh pas krahëve humbjen me Juventusin dhe duke e mpshtur Bologna me rezultatin 6-1 dhe në të njëjtën kohë, duke u hakmarrë disi për atë humbje në sezonin e kaluar, që i kushtoi titullin kampion.

Zikaltrit u befasuan nga Lykogiannis në minutën e 22-të dhe e panë veten në disavantazh, por kjo mjafto që të besuarit e Insaghit të zgjohen dhe të shënojnë tre herë deri në fund të pjesës së parë, me anë të Dzekos, Dimarcos e Lautaros.

Në pjesën e dytë ishin sërish Dimarco, Calhanoglu me penallti dhe Gosens, që vulosën suksesin tenistik 6-1, ndërsa pranë golin të parë zikaltër ishte edhe Kristjan Asllani, por goditja e tij nga distanca, u ndal nga shtylla e portës së Skorupskit.

Ndërkohë, Roma nuk ka arritur të marr më shumë se një pikë në përballje me Sassuolon në kuadër të xhiros së 14-të në Serie-A.

Dy golat e ndeshjes u shënuan në 10 minutat e fundit ku fillimisht Roma kaloi në avantazh në minutën e 80’ me golin e Tommy Abraham, por gëzimin e Jose Mourinhos e ndali goli i Pinamontit i cili riktheu baraspeshën 5 minuta më vonë.

Në minutat e mbetura të dy skuadra provuan ta fitonin ndeshjen duke sulmuar me të gjitha forcat, por asnjëra nuk ia dolën.

Roma ka 26 pikë në vendin e pestë, kurse Sassuolo është e 13-ta me 16 pikë.