Bundesliga/ Schalke rikthehet të fitojë pas 7 humbjeve radhazi, Leipzig mposht Freiburg

Schalke 04 është rikthyer të fitojë një ndeshje në Bundesligë pas më shumë se një muaji. Kështu, pas plot shtatë humbjeve radhazi, Schalke ia doli të marrë pikët e plota në shtëpi ndaj Mainz duke triumfuar me rezultatin 1-0.

Golin vendimtar të ndeshjes e realizoi Terodde në minutën e 10-të me vendasit që e ruajtën me shumë fanatizëm avantazhin ndërsa pas kësaj fitoreje, Schalke vijon të mbetet në vendin e fundit me nëntë pikë. Nga ana tjetër, Mainz është në vendin e 11-të me 18 pikë.

Ndërkohë, Union Berlin “ngec” në shtëpi përballë Augsburgut me vendasit që nuk shkojnë më shumë se barazimi 2-2.

Edhe pse vendasit kaluan dy herë në avantazh, nuk ia dolën ta menaxhonin atë dhe pas këtij barazimi Union Berlin renditet në vendin e dytë me 27 pikë, ndërsa nga ana tjetër, mbetet në vendin e 14-të me 15 pikë.

Në ndeshjet e tjera, Leipzig fitoi në shtëpi me rezultatin 3-1 përballë Freiburg ndërsa Eintracht Frankfurt mposhti 4-2, Hoffenheim.