Vazhdon fushata e rinovimeve te Milani, gati kontrata e re për një mbrojtës

Pierre Kalulu dhe Milan është një histori që duket se do të vazhdojë më tej. Mbrojtësi francez ka arritur paraprakisht një marrëveshje me klubin kuqezi për rinovimin e kontratës që skadon në vitin 2025.

22-vjeçari është një lojtar që mbërriti në heshtje dhe dalëngadalë është bërë një shtyllë e mbrojtjes për skuadrën e Piolit. Paga e Kalulu pritet të rritet ndjeshëm i cili nga 800 mijë euro që përfiton tani, do të marrë 2 milionë euro në sezon. Do të jetë pothuajse një trefishim i pagës nga Milani për francezin që shikohet si një pikë referimi për të ardhmen e klubit.

Negociatat mës palëve për rinovimin u zhvilluan kryesisht në mesin e tetorit, kur Kalulu ndryshoi agjentin. Ky është një tjetër rinovim i rëndësishëm për Milanin dhe tashmë pritet të ndodhë vetëm zyrtarizimi