Muriqi i jashtëzakonshëm, shënon përsëri për Mallorcan

Vedat Muriqi nuk ndalon së shënuari në Spanjë me Mallorca dhe viktima e radhës së sulmuesit të Kosovës ështëAtletico Madrid.

Në minutën e 16’, pas një aksioni nga lojtarët e Mallorca, Muriqi u shfaq në vendin e duhur, në kohën e duhur, për të realizuar gol dhe për të kaluar skuadrën e tij në avantazh.

Ky ishte goli i 8 i sulmuesit të Kosovës për Mallocan këtë sezon, në 12 ndeshje të luajtura.