Putin nuk do të marrë pjesë në samitin e G20

Presidenti rus Vladimir Putin nuk do të marrë pjesë në samitin e G20 që do të mbahet në Bali javën e ardhshme.

Burime të përfshira në organizimin e samitit thanë për Bloomberg se Kremlini po përpiqet të mbrojë presidentin nga tensionet e mundshme të nivelit të lartë për pushtimin e tij në Ukrainë dhe të shmangë përplasjet e mundshme me liderë të tjerë.

Ndërkohë, në samit është konfirmuar pjesëmarrja e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.