Dritë në fund të tunelit, Dybala është gati për Kupën e Botës

Paulo Dybala do të rikthehet në stërvitje me lojtarët e tjerë të cilët nuk janë aktivuzar në sfidën ndaj Sassuolos. Më pas të premten ai do të startojë stërvitjen rregullisht me të gjithë ekipin.

 Dybala shpreson që të jetë i gatshëm që në sfidën e radhës ndaj Torinos për të udhëtuar më pas në Katar. Shanset që ai të grumbullohet nga Lionel Scaloni janë ritur ndjeshëm dhe sipas mediave “La Joya” do të jetë pjesë e listës.

Dybala pësoi një dëmtim ndaj Lecces që e mbajti jashtë fushave të blerta për 7 ndeshje me radhë. Megjithatë, Dybala duket se tashmë ka hedhur çdo gjë pas krahëve.