EFL Cup/ Broja luan titullar ndaj Manchester Cityt

Manchester City do të presë Chelsean në “Etihad Stadium”, në sfidën e vlefshme për fazën e 1/16-ave të EFL Cup, vlen të theksohet se trajneri i londinezëve, Graham Potter, i ka besuar sulmuesit shqiptar Armando Broja nga minuta e parë.

Sfida do të startojë në orën 21:00, teksa sulmuesi shqiptar do të ketë mundësinë të tregojë cilësitë e tij përballë një kundërshtari vërtet të madh.