FOTO/ Inter-Bolonja, formacionet zyrtare

Interi pret në shtëpi Bolonjën në sfidën e javës së 14-ë të Serisë A, me zikaltrit që do të bëjnë çmos për të arritur te fitorja.

Skuadra e drejtuar nga Simone Inzagi do të kërkojë që të harrojë disfatën e fundjavës së kaluar nga Juventusi dhe kështu do të luajë vetëm për tre pikët.

Nga ana tjetër, Bolonja me në krye ish-lojtarin zikaltër, Tiago Motën, do të kërkojë që t’i surprizojë sërish, njësoj si në sezonin e kaluar.

Gjithashtu, në të njëjtën kohë luhen dhe sfidat Torino-Sampdoria dhe Fiorentina-Salernitana.