SHBA-Kosovës: Të nisin urgjentisht negociatat për asociacionin

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i bëjnë thirrje qeverisë së Kosovës që të nisë urgjentisht bisedimet për formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Ambasadori Jeffrey Hovenier, gjatë një konferencë me gazetarët në Prishtinë, tha se “propozimi për asociacionin duhet të jetë në tryezë”.

Diplomati amerikan përsëriti thirrjen ndaj kryeministrit Albin Kurti që të shtyjë me 10 muaj zbatimin e planit për ndërrimin e targave të vjetra serbe.

Gjithashtu, Hovenier kërkoi nga qeveria e Kosovës që të mos nisë me gjobitjen e personave që nuk zbatojnë këtë vendim pas datës 21 nëntor. Ndërkohë, më herët, Departamenti amerikan i shtetit kritikoi vendimin e serbëve të Kosovës për braktisjen e institucioneve të vendit.

Zëdhënësi Ned Price shprehu shqetësim për situatën e krijuar në veri dhe u bëri thirrje te dyja vendeve qe te zbatojnë marrëveshjet e firmosura, veçanërisht nga Kosova kërkoi formimin e asociacionit të komunave serbe.