Merr fund aventura e Gazidis me Milanin: Ishin katër vite fantastike, tani ju ndjek si fans

 

Aventurës së Ivan Gazidis te Milani i ka ardhur fundi. Kontrata e administratorit të deleguar të kuqezinjve skadon më 5 dhjetor dhe klubi ka vendosur që mos ta rinovojë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi nga Milano me anë të një postimin në faqen zyrtare. 

Gazidis u bashkua me Milanin në fundin e vitit 2018 dhe udhëhoqi klubin drejt rritjes si në fushë ashtu edhe jashtë saj. Në katër vitet e Gazidis, Milani arriti të dilte nga periudha e errët dhe puna u kurorëzua në sezonin 2021-2022 me fitimin e titullit kampion në Serie A.

Ndërkohë pasi u bë publik lajmi ka reaguar edhe vetë Gazidis i cili u shpreh se kanë qenë katër vite të jashtëzakonshme dhe shumë sfiduese në udhëtimin e tij si kuqezi.

“Pas katër viteve të jashtëzakonshme dhe sfiduese unë po largohem nga Milani. I detyrohem shumë këtij klubi, punëtorëve, tifozëve dhe gjithë qytetit që më shpëtoi jetën.

Nga ky moment unë do ta ndjek Milanin si një fans plot pasion, gjithmonë si një prej jush”