SYRI TV/ Berisha: Pas mega-aferës së Portit të Durrësit qëndrojnë vëllezërit serbë Kariç

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se porti i Durrësit është afera me e madhe korruptive në vend, dhe se ndërtuesit e vërtete janë vëllezërit Karriç, bashkëpunëtor të Vuçiç dhe Lukashenkos. 

Sipas Berishës, për këtë aferë Rama do të marrë përgjigjen në protestën e 12 nëntorit, që siç theksoi ai do të jetë me e fuqishmja ndonjëherë.

Për kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha projekti i Portit të Durrësit, që u kalua me procedurë të përshpejtuar në Kuvend, është aferë e Edi Ramës me Aleksandër Vuçiç. 

Sipas tij Rama po shkatërron portin mijëravjecar për interesa të Beogradit.

Berisha deklaroi se për këtë aferë, qeveria do të marrë përgjigjen e merituar në protestën e 12 nëntorit, që sipa tij do të jetë më e madhja që ka parë vendi.

Deklaratat, Berisha i bëri  për gazetarët jashtë parlamentit, pas përplasjes maxhorancë-opozitë, për kalimin me urgjencë në Kuvend,  të projektiligjit për Portin e Durrësit.