SYRI TV/ Apeli rikthen në burg ish-deputetin socialist Alqi Bllakon, avokati: Do bëjmë rekurs

Apeli i Posaçëm Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar rikthen në qeli ish-deputetin socialist, njëherësh ish-sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit Alqi Bllako.

Apeli pranoi kërkesën e Prokurorisë Speciale SPAK, për ta rikthyer në burg Bllakon, të cilin kjo e fundit e akuzon për korrupsion dhe shpërdorim detyrem, në lidhje me aferën e inceneratorit të Fierit.

Në orën 9 të mëngjesit të të Mërkurës, Alqi Bllako u paraqëit i shoqëruar nga avoakti i tij në dyert e Gjykatës, dhe çuditërisht i pashoqëruar nga trupa policore, ndërsa rreth një orë e 30 minuta më vonë, Apeli njoftoi se gjyqtarja Ilirjana Olldashi kishte vendosur rikthimin e tij në burg.

Avokati i të pandehurit, Sokol Hazizaj, u shpreh për mediat pas vendimit, se nuk ka arritur ta kuptojë, teksa shtoi se klienti i tij nuk përbënte rrezik për prishje të provave apo për tu arratisur.

Hazizaj u pyet edhe për mbërritjen e Bllakos në gjykatë i pashoqëruar nga policia ndonëse ishte deri sot në masën e arrestit të shtëpisë, teksa paralajëmroi rekurs në Gjykatën e Lartë.

Avokati Hazizaj nuk konfirmoi nëse nga hetimet ishin krijuar premisa për ndonjë hetim tjetër ndaj ish-deputetit. Kujtojmë se më 6 tetor, GJKKO, liroi nga qelia Bllakon pasi ky parashtori disa argumenta, dy fëmijët e mitur dhe mungesën e rrezikut për tu arratisur apo ndikuar tek hetimi dhe hetimi që po shkon drejt fundit.  Alqi Bllako dyshohet se ka falsifikuar dokumentin për llojin e tokës ku do të ndërtohej inceneratori i Fierit.