Nuk e fshehin më, Loris Karius shfaqet për herë të parë në publik me Diletta Leotta-n

Portieri gjerman Loris Karius u shfaq për herë të parë në publik me gazetaren atraktive italiane Diletta Leotta, e cila konfirmoi spekulimet se të dy janë në një lidhje.

Portieri aktual i Newcastle ditët e mëparshme i ka kaluar në Milano ku Diletta e ka takuar dhe ku janë fotografuar së bashku teksa ecnin të kapur për dore.

Karius mbahet mend veçanërisht nga tifozët e Liverpool për finalen e Ligës së Kampionëve në vitin 2018. Karius i dha Real Madridit Ligën e Kampionëve pas gabimeve të tij të njëpasnjëshme.

Që atëherë e tutje, karriera e tij shkoi drejt greminës dhe fansat talleshin me të pas asaj ndeshje. Pas Liverpoolit, gjermani ka luajtur për Besiktas dhe Union Berlin, ndërsa tani është pjesë Neëcastle United, ku gjithashtu nuk është pjesë e formacionit.

Nga ana tjetër, prezantuesja televizive Diletta Leotta ka një numër të madh fansash, me 8.6 milionë ndjekës në Instagram.