Sa larg mund të shkojë kjo skuadër: 11-shja me lojtarët që Brazili nuk i mori në Katar duket fantastike

Si gjithmonë, më së shumti vëmendjen e tërheq lista e skuadrës braziliane të futbollit për Botërorin dhe dy ditë pasi Tite zbuloi “kartat”,reagimet nuk kanë pushuar ende (si gjithmonë).

Ditën e djeshme trajneri Tite ka shpallur listën e brazilianëve për Botërorin e Katarit. Duke qenë se Brazili ka qenë gjithmonë kombëtarja me më së shumti yje të futbollit, edhe këtë herë lista me 26 emra ka qenë shumë e shkurtër për disa yje të futbollit botërorë.

Kaq shumë pyesnin veten pse Roberto Firmino, futbollisti i Liverpool-it që ka shënuar më shumë gola këtë sezon se të gjithë sulmuesit brazilianë në listë, apo Philippe Coutinho, mbrojtësi fantastik i Arsenalit, Gabriel... nuk janë në listë.

Është e qartë se Brazili mund të marrë dy skuadra në Kupën e Botës. 11 lojtarët më të mirë që nuk shkojnë në Kupën e Botës duken fantastike dhe duket se kjo skuadër mund të luajë një rol të rëndësishëm në Katar dhe të arrijë deri në fund.

11 brazilianët më të mirë që nuk u ftuan në Katar janë: Neto (Bournemouth); Emerson (Tottenham), Gabriel (Arsenal), Ibanez (Roma), Lodi (Nottingham); Joelinton (Neëcastle), Luiz (Aston Villa), Coutinho (Aston Villa), Cunha (Atletico Madrid), Gabigol (Flamengo) dhe Firmino (Liverpool).

Me sa duket, kjo skuadër braziliane nuk është aq e fortë sa ajo që Tite drejton në Botëror, por është e sigurt që ka vend për disa prej këtyre emrave në top 26, por përzgjedhësi nuk ka vendosur t'i ftojë. Para së gjithash, kjo i referohet Firminos, i cili është në formën më të mirë në vitet e fundit.