Rama-Salianjit: Ke gjyqin sot/ Salianji: Nuk të q… as ty dhe as gjyqet e tua...

Kryeministri Edi Rama e ka shthurur fare gojën gjatë seancës në Kuvend duke sharë dhe ofenduar deputetët e opozitës, mes tyre edhe Ervin Salianjin.

Rama e ka quajtur deputetin demokrat Salianji një bedel dhe mizë kali dhe i ka kujtuar në Kuvend se e pret një ditë e vështirë në gjykatë për shkak të procesit që po zhvillohet ndaj tij.

Por gjatë replikës nga vendi, Salinji i është përgjigjur me tone të ashpra dhe se ai ‘nuk kishte frikë nga kërcënimet e tij’ dhe se Rama është si ajo bajga e kalit që po kutërbon jo vetëm Shqipërinë.

Replikat e Ramës me Salianjit:

Rama: Jeni bedela.

Salianji: Mos guxo të flasësh si ordiner se ke njerëz përballë që s'pjerdhin për ty.

Rama: Ke proces sot, u more me procesin se s'ke faj, ke ditë të vështirë.

Salianji: Nuk pjerdh unë as për ty as për proceset e tua, kërcëno ndonjë të mbaruar.

Rama: Ti je si ajo miza e kalit.

Salianji: Ti je si bajga e kalit që po kutërbon jo vetëm këtu.

Rama: Ki kujdes se ke procesin sot, jeni bedela.

Salianji: Ta thashë dhe ta them stë pjerdh fare as ty as kërcënimet e tua, ki kujdes me gjuhën, ordiner, hajdut, bandit... Nuk të q... fare ty.