Von der Leyen e BE-së: "Të mos marrim rrugën drejt ferrit"

Sharm El-Sheikh – Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen u kërkoi vendeve të përshpejtojnë veprimet për ndryshimin e klimës në fjalën e mbajtur në samitin e klimës “COP27” në Sharm El Sheikh të martën.

“Kriza globale e karburanteve fosile duhet të bejë një ndryshim. Pra, le të mos marrim rrugën drejt ferrit,  por të presim një biletë për në parajsë”, tha ajo, duke i bërë jehonë komenteve të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres të hënën.

Në një deklaratë të veçantë, presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel tha se Rusia ka zgjedhur ta bëjë energjinë "një armë të destabilizimit masiv".