EMRI/ Shpërndante kokainë, polici i ‘Shqiponjave’ dënohet 5.4 vite burg

Gjykata e Sarandës ka dënuar me 5.4 vjet burg ish-efektivin e forcave “Shqiponja” të Sarandës, Lavdosh Metaj.

Vendimi është dhënë nga gjyqtarja Suela Xhani, e cila ka dhënë vendim për dënimin e tij me 8 vjet heqje lire, por në aplikim të gjykimit të shkurtuar, i është ulur 1/3 e dënimit duke u dënuar përfundimisht me 5.4 vjet.

38-vjeçari u arrestua më 12 qershor nga Policia e Sarandës, pas një survejimi disa mujor për veprën penale trafikim i lëndëve narkotike. 38-vjeçari ishte oficer i Patrullës së Përgjithshme, forcat “Shqiponja” në Komisariatin e Policisë së Sarandës.

Gjatë kontrollit të banesës 38-vjeçarit iu gjetën dhe sekuestruarn lëndë e dyshuar kokainë në sasinë 5 gramë e ndarë në 11 doza