Në kërkim për vjedhje duralumini, arrestohet 29 vjeçari nga Vlora

Një 29 vjeçar banues në Vlorë është arrestuar pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale "Vjedhja”.

Ky shtetas dyshohet se në datën 06.11.2022, në lagjen "18 Shtatori", Gjirokastër, ka vjedhur 2 objekte duralumini, në një pallat, ndërsa në datën 07.11.2022, po në lagjen "18 Shtatori", ka vjedhur 1 objekt duralumini, në një pallat tjetër.

Njoftimi i policisë/ Gjirokastër

Zbardhen dhe dokumentohen 2 vjedhje në qytetin e Gjirokastrës, vihet në pranga 29-vjeçari.

Gjithashtu, 29-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga DVP Vorë, për veprën penale "Vjedhja".

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve, kapjen dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë ligjore, kanë arrestuar shtetasin B. Ç., 29 vjeç, banues në Vlorë.

Ky shtetas dyshohet se në datën 06.11.2022, në lagjen "18 Shtatori", Gjirokastër, ka vjedhur 2 objekte duralumini, në një pallat, ndërsa në datën 07.11.2022, po në lagjen "18 Shtatori", ka vjedhur 1 objekt duralumini, në një pallat tjetër.

Gjithashtu, shtetasi B. Ç. ishte shpallur në kërkim nga DVP Vlorë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin e datës 02.11.2022, i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Vjedhja".  

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale "Vjedhja".

#angazhimpërkushtimsakrificë👮️🚔

#tëvendosurkundërkrimit✅

#nëçdoskajtëvendit🇦🇱

#nëshërbimtëqytetarëve👮️🤝🙍️