Roma e lashtë: Statuja bronzi të ruajtura në mënyrë mahnitëse gjenden në Itali

Një thesat me vlerë të madhe arkeologjike është gjetur në rrënojat e një banje të lashte në San Cassiano dei Bani një provincë në qytetin e Sienës, që ndodhet rreth 160 km larg kryeqytetit italian.

Arkeologët italinë kanë zbuluar 24 statuja bronzi të ruajtura mirë që besohet se datojnë rreth shekullit II dhe I para Krishtit.

Statujat që përshkruajnë Hygeinë, Apolloni dhe hyjnitë e tjera greko-romake u krijuan në një kohë ndryshimesh të mëdha për Toskanën e lashtë dhe më konkretisht gjatë kalimit nga sundimi  etrusk në atë të Perandorisë Romake.

Disa ekspertë italian po flasin për një zbulim të jashtëzakonshëm të rëndësishëm ku njeri prej tyre thekson se ai ‘mund të rishkruajë historinë e rajonit.’

Shumica e statujave u gjetën të varrosura nën vaske së bashku me rreth 6000 monedha bronzi, argjendi dhe ari. 

Jacopo Taboli, një profesor në Universitetin e Sienës për studentët e Huaj, i cili drejton gërmimin, beson se statujat ishin zhytur në ujërat termale në një formë rituali.

Statujat do të transferohen në një punëtori të posaçme konservimi në Grosseto dhe pas disa kohësh ato do të fillojnë të ekspozohen në një muze të ri në San Cassiano.

Sipas Massimo Osana, drejtor i përgjithshëm i muzeve shtetërore të Italisë, zbulimi arkeologjik në Cassiano është më i rëndësishmi që nga Luftëtarët Riace dhe "sigurisht një nga zbulimet më të rëndësishme të antikiteteve bronzi në historinë e Mesdheut të Lashtë".