Serie A/ Milani bën hap fals me Cremonesen

Milani ka hedhur një hap fals në kampionat, duke barazuar pa gola me Cremonesen në transfertë, në sfidën e javës së 14-ë.

Skuadra e drejtuar nga Stefano Pioli e dominoi sfidën nga fillimi deri në fund, por gardiani i vendasve, Marko Karneseki, ishte i pakalueshëm, duke dhënë një performancë fantastike me ndërhyrjet e tij.

Kështu kampionët në fuqi të Italisë renditen në vendin e dytë, teksa shohin Napolin që i largohet me 8 pikë në vendin e parë.

Nga ana tjetër, për Cremonesen kjo ishte një pikë me vlerë në garën për mbijetesë.