Serie A/ Napoli i pandalshëm, kalon me sukses edhe Empolin

Napoli nuk di të ndalet në Serinë A, duke vazhduar me marshimin në vendin e parë.

Kësaj radhe skuadra e Luçiano Spaletit mundi në shtëpi me rezultatin 2-0 Empolin e shqiptarëve.

Ishin golat e Lozanos dhe Zielinskit ato të cilat vendosën fatet e këtij takimi.

Për Empolin u aktivizuan dhe Nedim Bajrami me Ardian Ismajlin, por nuk arritën dot të ndryshonin rezultatin.

Kështu Napoli vazhdon në krye të renditjes në Itali me 38 pikë, ndërsa Empoli në vendin e 14-ë me 14 pikë.

Në sfidën tjetër që u luajt në të njëjtin orar, Specia barazoi 1-1 me Udinezen.