41-vjeçari largohet nga Bayerni, merr drejtimin e skuadrës së njohur argjentinase

Martin Demichelis do të jetë trajneri i ri i River Plate. Sipas raportimeve të “Sky Deutschland”, ish-mbrojtësi i Bayernit të Mynihut tashmë e ka marrë vendimin e tij dhe ia ka komunikuar atë klubit bavarez ku aktualisht punon si trajner i ekipit rezervë. Aventura e tij në Argjentinë do të fillojë në janar 2023.

Demichelis e ka nisur karrierën si futbollist pikërisht te River Plate në vitin 2000. Në futbollit europian është transferuar në vitin 2003, pikërisht te gjigantët bavarezë, ku luajti deri në vitin 2010, më pas ka veshur fanellat e Malagas, Atelticos së Madridit, Manchester City-t dhe Espanyolit.