Zgjedhjet në SHBA/ Aktivistja shqiptare: Sa të jetë Trumpi, republikanët do të fitojnë!

Ditën e sotme amerikanët shkojnë në zgjedhjet e Kongresit të plotë, të Dhomës së Përfaqësuesve dhe të Senatit. E ftuar në emisionin “Task Force” me Sonila Meçon në Syri Tv, përfaqësuesja e “Diaspora për Shqipërinë e Lirë”, Besa Sharrah komentoi garën e dy partive përfaqësuese, atë Republikane dhe Demokrate.

Ajo u shpreh optimiste në krah të republikanëve dhe duke qënë e bindur se fitorja do të jetë e tyre përderisa kjo parti është ende nën fuqinë e presidentit Donald Trump.

Ndërsa thekson se sipas sondazheve demokratët po përballen me rezultate zhgënjyese.

“Është duke ardhur një valë e kuqe. Republikanët jo vetëm që do të fitojnë, dhe do fitojnë fort kësaj radhe, por do të keni mundësi për të ndruar goxha nga politika e jashtme theshtë duke votuar programe të ndryshme që kanë mbetur nga koha e 4 viteve më përpara.

Mendoj se kjo do të jetë e rëndësishme për Ballkanin perëndimor, por edhe për Kosovën. Të përshkruaj gjendjen sot, është tepër entuziaste. Mbiemri ‘Trumb’ është ende shumë i fuqishëm në Partinë Republikane dhe ka një influencë shumë të madhe.

Njerëzit që kemi tani në fuqi siç janë, guvernatorë, senatorë, kongresmen janë super të influencuar nga presidenti Trump.

Nga predikimi që kam marrë unë kohët e fundit, në sondazh kemi 227 republikanë në kongres dhe 174 demokrat dhe gjithashtu 53 republikan në senat dhe 47 demokrat.

Çështja e shkëmbimeve të territoreve është një akuzë absurde prej presidentit Trump dhe absolutisht nuk e pranoj këtë gjë”