Ekspertja amerikane: Gara mes Republikanëve dhe Demokratëve do jetë 'fyt për fyt'

Strategia nga radhët e Demokratëve, Christina Carrica Haley, ka thënë se gara e sotme mes Republikanëve dhe Demokratëve po zhvillohet “fyt për fyt” dhe se Shtetet e Bashkuara tashmë “janë duke parë diçka më ndryshe”.

Duke folur për Sky News derisa zgjedhjet po vazhdojnë në SHBA, Haley tha se Demokratët “kanë humbur mesazhin” viteve të fundit, dhe kjo si kundërpërgjigje mund të ketë ndikim në rezultatet e zgjedhjeve të mesmandatit.

“Vendvotim janë mbyllur dhe gara do të zhvillohet fyt për fyt”, shtoi ajo.

Haley ndër tjera theksoi se SHBA ishte dëshmitare “e disa lëvizjeve” në disa shtete të caktuara.

“Po shohim diçka më ndryshe. Ka disa lëvizje në disa shtete të caktuara, në veçanti në Georgia dhe disa tjera. Kemi parë votim në orët e para në një nivel astronomik. Mendoj se duke folur në aspektin historik, Senati është rrugë goxha e vështirë për Demokratët që synojnë ta mbajnë shumicën”, tha për fund Haley.