Lista për Botërorin e Katar 2022: Ronaldo i befasuar me mungesën e talentit brazilian

Lista lojtarët e Brazilit të thirrur për Botërorin nga trajneri i saj Tite është zbuluar ditën e djeshme. Kjo listë me 26 futbollistë ka ngjallur shumë reagime duke filluar nga legjendari, Ronaldo Fenomeni, i cili do të kishte dashur të shihte emrin e talentit 16 vjeçar, Endrick mes lojtarëve të thirrur. Një deklaratë e bërë në live RonaldoTV .

“Tifozët ankohen për mungesën e Gabigol, por nëse do të duhej të merrnim një të tillë, për të qenë pjesë e grupit me pak shanse për të luajtur, unë do të kisha marrë Endrick (...) Mendoj se ai është një djalë me një të ardhme tepër premtuese, që tashmë po punon në fushën profesionale” ,  shprehet Ronaldo për talentin brazilian të Palmeiras, të cilin e do e gjithë Europa.