Buxheti 2023/ Grupi parlamentar i PD prezanton kundërshtitë një ditë para seancës parlamentare

Një ditë para votimit të Buxhetit të vitit 2023 në Kuvend, Grupi Parlamentar i PD-së është mbledhur sot në selinë e PD-së nën drejtimin e Kryetarit të PD-së, Sali Berisha, për të deklaruar kundërshtitë dhe propozimet e veta, që do të shprehen edhe në seancën e nesërme parlamentare.

Kreu i Grupit, Luçiano Boçi, e hapi mbledhjen  duke folur për varfërinë, mungesën e sigurisë që i shqetëson shqiptarët, sigurinë arsimore etj.

“Rama nuk ndalet këtu, - theksoi Boçi. – ai sjell para nesh një Buxhet që nuk garanton asgjë për shqiptarët, që godet biznesin, që i jep goditje arsimit, shëndetësisë dhe varfëron, përshkallëzon mjerimin e shqiptarëve dhe i motivon për largimin nga vendi.

Seanca e sjelljes së Buxhetit në parlament është nga më të rëndësishme. Ne si Grup Parlamentar do të shprehim kundërshtimet tona me argumente, ndoshta edhe em propozime, që do t’i parashtrojmë pas fjalës së kryetarit të PD-së,' tha Boçi.

Buxheti, pika 6 e rendit të ditës