Braimllari: Populli me 12 nëntor në shesh, duhet të marrë fund grabitja e qytetarëve të Tiranës nga 'Pinoku' Veliaj

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari ka bërë të ditur arsyet se përse i gjithë populli duhet të ngrihet në këmbë në protestën e 12 nëntorit.

Baraimllari ka denoncuar ndër të tjera edhe keqmenaxhimin skandaloz që Erion Veliaj i ka bërë kryeqytetit, dhe mashtrimet e banorëve pë furnizimet me ujë të pijshëm 24 orë 

Deklarata e plotë e Braimllarit:

Përshëndetje!

Në qershor të vitit 2017 Erion Veliaj, në përpjekje për të justifikuar rritjen e çmimit të ujit, premtoi se brenda 5 viteve, pra në 2022, Tirana do të kishte furnizim 24 orë me ujë. Ndonëse kanë kaluar 5 vite nga ky premtim, sot Tirana jo vetëm që nuk ka 24 orë ujë por ka më pak furnizim sec kishte para 5 vitesh megjithëse cmimin e ka më të lartë. 

Ju lutem ndiqni videon se cfarë premtonte Erion Veliaj.

“Duam që brenda 5 viteve, Tirana të ketë ujë 24 orë. E morëm Tiranën me 7 orë ujë në ditë, e kemi me 14 orë dhe duam, siç kemi premtuar, nga 1 janari kur filluam këto investime madhore pasi BERZH-i na besoi kredinë e ujit, deri në fund të mandatit tjetër ne të kemi shkuar nga 14 në 24 orë ujë dhe të ndihemi të gjithë krenar që ishim pjesë e një transformimi jetësor për Tiranën”.

Sot pas 5 vitesh megjithëse familjet e Tiranës nga 40 lekë paguajnë 60 lekë për metër kub ndërsa bizneset kanë tjetër ccmim.

Premtimi i Erion Veliajt që drejton prej 8 vitesh Bashkinë e Tiranës për 24 orë ujë dhe për të hequr depozitat nga tarracat e pallateve dhe pse me cmim shumë herë më të lartë jo vetëm që nuk ka përmirësuar situatën në Tiranë por e ka përkeqësuar.

Ndonëse çmimi i ujit u rrit, sot pas 5 vitesh kryeqyteti vuan ende mungesën e ujit dhe furnizimin me orare që në zona të caktuara nuk shkon më shumë se 10 orë në ditë, madje në disa zona si pjesa e Unazës së Re dhe Yzberishtit shkon më pak se 10 orë në ditë.  

Përtej premtimit për 24 orë ujë, Pinoku i Tiranës, Erion Veliaj i ka premtuar banorëve të Unazës së Re dhe Yzberishtit se do të furnizonte me linjën alternative të Bovillës këtë zonë. Megjithë paratë e hedhura, linja e Bovillës që shkon në Unazën Re sot nuk funksionon dhe nuk sjell asnjë metër kub ujë.

Duke harruar premtimin e parë, kryebashkiaku pinok i Tiranës tashmë prej disa muajsh vetëm për efekt elektoral deklaron se këtë do ta realizojë në 2024.

Tiranës nuk i duhet më një kryebashkiak mashtrues që bën çdo gjë për të mbajtur pushtetin.

Koha e mashtrimeve ka marrë fund.

Partia e Lirisë është vendosur për të rikthyer llogaridhënien, transparencën, hapjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës për qytetarët, që zëri i tyre të dëgjohet dhe këshilli bashkiak të luftojë për të mbrojtur interesat e qytetit dhe qytetarëve.

Ndaj për këto arsye duhet të protestojmë në 12 nëntor ora 16.00 përpara Kryeministrisë, për grabitjen e qytetarëve të Tiranës dhe gjithë Shqipërisë për abuzimet me pronat e tyre për shkeljet e ligjit dhe varfërinë në të cilën rilindja e ka futur vendin.