Telefonata për eksploziv, RENEA zhvillon sërish kontrolle me qen antieksploziv në Gjykatën e Posaçme

Një telefonatë anonime alarmoi autoritetet për bombë në Gjykatën e Posaçme dhe në Gjykatën e Apelit në Tiranë.

Sipas gazetares së Neës24, Klodiana Lala,  RENEA po kryen sërish kontrolle në Gjykatën e Posaçme, me qen antieksploziv.

Ndërkohë në Gjykatën e Apelit, kontrollet përfunduan dhe në një reagim, Apeli bëri me dije se nuk ka asgjë për tu shqetësuar.

Gjithçka nisi pas një telefonate anonime, por pas kontrolleve nga policia, nuk u gjet asgjë e dyshimtë dhe alarmi rezultoi i rremë.

“Ne vijim te komunikimit, ju informojmë se përfundoi kontrolli i ambienteve nga strukturat e policisë se shtetit dhe nuk u konstatua asgjë e dyshimte. Veprimtaria ne gjykatën e apelit rifillon normalisht.”, thuhet në reagimin e gjykatës.