Alarm për bombë në Tiranë, reagon policia

Ka rezultuar i rremë njoftimi që ka alarmuar policinë për vendosjen e një bombe në Gjykatën e Tiranës.

Një telefonatë anonime ka lajmëruar vendosjen e një bombë në Gjykatën e Apelit në Tiranë, por pa bërë me dije specifikisht se ku, raportoi SYRI pak minuta më parë.

Sipas njoftimit të policisë, Salla Operative ka marrë një telefonatë për një sasi lënde plasëse që dyshohet se është vendosur në një institucion zyrtar, në rrugën  “Jordan Misja”.

Shërbimet e Policisë kanë kontrolluar godinën dhe zonën përreth dhe nga verifikimet e kryera dhe kontrolli paraprak i kryer, ka rezultuar se është njoftim i rremë.

Tiranë/ Informacion paraprak

Rreth orës 11:00, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë për një sasi lënde plasëse që dyshohet se është vendosur në një institucion zyrtar, në rrugën  “Jordan Misja”.

Shërbimet e Policisë kanë kontrolluar godinën dhe zonën përreth dhe nga verifikimet e kryera dhe kontrolli paraprak i kryer, ka rezultuar se është njoftim i rremë.

Po punohet për identifikimin e telefonuesit pasi pas kryerjes së telefonatës, ka fikur telefonin.